Një njoftim për shtyp për t’i dhënë lamtumirë futbollit në Kinë. Kështu, Suning trondit edhe Interin dhe projektin zikaltër. Në fakt, Jiangsu, që kishte fituar titullin sezonin e kaluar, nuk do të menaxhohet më nga grupi i drejtuar nga Zhang Jindong. “Për shkak të mbivendosjes së elementeve të ndryshëm të pakontrollueshëm, Klubi i Futbollit Jiangsu nuk mund të garantojë në mënyrë efektive vazhdimin e aktivitetit: tani e tutje, Klubi i Futbollit Jiangsu do të ndalet. Aktiviteti i cdo skuadre do të ndalet dhe, në të njëjtën kohë, presim që çështjet që lidhen me zhvillimin pasues të vazhdojnë në një shkallë më të gjerë”, thuhet në një deklaratë të botuar në Ëeibo. Nuk është mbyllur vetëm futbolli i meshkujve, por do të ndërpritet edhe futbolli i femrave në të njëjtën kohë.
Në deklaratë, Suning gjithashtu thekson se “në gjashtë muajt e kaluar, klubi ka bërë gjithçka për të siguruar trashëgiminë, pa lënë pas dore asnjë mundësi. Në të njëjtën kohë, ne presim që çështjet në lidhje me zhvillimin e ardhshëm të vazhdojnë në një shkallë më të gjerë, mbase me kompani të reja që duan të marrin përsipër “.
“Në këto 5 vjet, kemi punuar shumë fort, duke ndarë momente gëzimi e momente të vështira. Nuk ka keqardhje: ky është futbolli. Kjo është jeta”, përfundoi pronësia e Jangsu në komunikatë.