Ish-zyrtari i lartë i PS në zi, humb tragjikisht djalin e tij 16-vjeçar (DETAJE)

0

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sukth të Durrësit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur 4 persona. Ndërsa ditën e sotme policia njoftoi së ka humbur jetën në spital një 16-vjeçar, i cili mbeti i plagosur në këtë aksident.

Mësohet se 16-vjeçari është i biri i ish-administratorit të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Sukthit, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti tip ‘Benz’ me një automjet tip ‘Renault’ mbeten të plagosur 4 persona.

Personat e lënduar ishin drejtuesi i mjetit ‘Renault’, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në spital si dhe shtetasit E.B, 18 vjeç, B.M, 16 vjeç, dhe Z.B, 15 vjeç.

Policia e Shtetit ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’, shtetasin Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ish-zyrtari i lartë i PS në zi, humb tragjikisht djalin e tij
Artikulli i mëparshëmSTUDIMI/ The Guardian: Vaksina e Pfizer/BioNTech është më pak efektive tek kjo kategori personash!
Artikulli i radhësVIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Gazetari po raportonte ‘live’, ajo që ndodh pas krahëve të tij është e frikshme