Koncesioni 100 mln euro i hidrokarbureve, PD kërkesë KQZ-së: Qeveria po shkel rregullat

0

Partia Demokratike denoncon aktin e qeverisë për koncesionin e ri të hidrokarbureve si shkelje e rregullave të përbashkëta për zgjedhjet. Për këtë arsye, PD i kërkon KQZ të marra masa për respektimin e Kodit Zgjedhor. Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli i shkelur, sipas saj nga qeveria.  “4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetot publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”. Procedurat e koncesionit që sipas PD-së do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.

Artikulli i mëparshëmMeta: Nëse Rama fiton 71 mandate pa prekur votën e popullit, unë jap dorëheqjen dhe kaloj në opozitë
Artikulli i radhësJuventus, kthehet Covid: Një pozitiv në tamponet e grupit skuadër