Tërmeti i fortë që goditi sot Greqinë, reagon sizmologu i njohur shqiptar: Fati jonë i mirë që…

0
Tërmeti i fortë që goditi sot Greqinë, reagon sizmologu i

Tërmeti 6.3 i shkallës rihter që goditi sot Greqinë u ndje edhe në Shqipëri.Sizmologu Rexhep Koçi thotë se nuk duhet të ketë frikë për territorin tonë. Sipas tij harku i Egjeut ka tjetër marrëdhënie tektonike me pjesën tonë perëndimore. Rajoni jonë, tha më tej Koçi ka fatin e mirë për klimën, por fatin e keq për faktin që ka aktivitet të lartë sizmik.

“Rajoni i Ballkanit nuk është vetëm tani i prekur nga tërmetet, herë pas here është prekur nga magnituda 5 e gjysmë deri në 6 dhe mbi 6, si tërmeti i jonë në nëntor të vitit të kaluar.

Por ajo që mund të themi është që nuk është e thënë se është prekur në Turqi, harku i Egjeut në ishujt grekë dhe ky sot në korridorin e Patrës, që ka një kanal, nuk është puna se veprojnë në unison. Nuk funksionon, që u prek atje, u prek këtu, na vjen radha ne, nuk funksionon kështu.

Ballkani herë pas here, për vetë faktin, ndërtimin gjeologjik dhe pozicionin në aspektin tektonik, që zë, që është pjesa jugore e pllakës euro-aziatike që konfrontohet me pllakën Afrikane, edhe kjo sjell gjenerimin e tërmeteve. Kjo shpeshtësi nuk ka ndonjë ligj, ka periudha, nuk nxjerrim dot ndonjë rregull. Ne si sizmologë nuk i jam dot dum kësaj pune.Harku i Egjeut ka tjetër marrëdhënie tektonike sesa pjesa perëndimore e jona, preket nga tërmetet por nuk ka të njëjtën marrëdhënie me njësitë tektonike. Nuk ka ndonjë frikë për territorin tonë. Territori jonë mund të preket në cdo kohë, por jo të jetë e lidhur, se ra në Greqi sot dhe në Turqi nesër dhe pastaj e kemi ne radhën. Se po të ishte kështu do të ishte mirë se do të merrnim masa.

Fati jonë i keq që jemi në këtë pozicion, por jonë fati i jonë i mirë që kemi diell, det, mal. Fati i keq që ka aktivitet të lartë sizmik. Por klimën tonë s’ke për ta gjetur gjëkundi” përfundoi ai, prononcim. 

Artikulli i mëparshëmE BUJSHME: Gazetari spanjoll zbulon detajin që e çon Messin te PSG
Artikulli i radhës‘I akuzuar për vrasjen e të riut britanik’, zbardhet dëshmia e shqiptarit në gjyq/ Ja si e justifikon arratisjen