Humb jetën i riu pasi u pickua nga kandili i detit

0
Humb jetën i riu pasi u pickua nga kandili i detit

Një adoleshent Australian ka vdekur pasi u pickua nga një kandil deti ndërsa ishte duke notuar në një plazh të Queensland.

I riu nuk arriti dot të fitonte luftën me jetën ndërsa gjendej prej një jave I shtruar në spital, njofton polica locale.

Kjo është vdekja e parë që vjen nga pickimi i kandilit të detit që nga viti 2006.

Kandili i detit australian – i quajtur kështu për formën e tij – konsiderohet të jetë kafsha detare më helmuese.

Ajo ka tentakula me gjemba të gjata të cilat janë të mbushur me helm. Kur injektohet në njerëz ose kafshë, kjo mund të çojë në paralizë, arrest kardiak dhe vdekje.

Autoritetet thanë se djali ishte duke notuar pranë qytetit Bamaga në Cape York, në majën veriore të Australisë, kur u godit më 22 Shkurt.

Ai u mjekua në vendin e ngjarjes përpara se të dërgohej me avion në Spitalin Townsville.

Varietetet vdekjeprurëse të kandilave të detit kryesisht gjenden në ujërat tropikale pranë Australisë veriore.

Komunitetet bregdetare zakonisht kanë shenja që paralajmërojnë njerëzit të mos hyjnë në ujë gjatë “stinës së kandilëve”.

Artikulli i mëparshëmRamadani në formë/ Gola dhe vlerësim maksimal në Danimarkë
Artikulli i radhësGati për çdo skenar/ Rama kërkon të “çimentojë” udhëheqjen e PS-së nga ana e tij dhe pas 25 Prillit. Ja emrat që do të përbëjnë grupin e ardhshëm parlamentar socialist