Qipro në Eurovizion/ Kisha kundër: Kënga promovon adhurimin “djallit”

0

Kisha e Qipros bëri thirrje që hyrja zyrtare e vendit në konkursin e këngës Eurovizion të tërhiqet, me argumentin se një hap i tillë promovon admirimin e djallit.

Këngëtarja grek, Elena Tsagrinou duhet të përfaqësojë shtetin ishull në  Rotterdam në muajin maj me këngën e saj pop “El Diablo”.

Ajo kapi majat e famës në vitin 2009 kur arriti në gjysmë finalet e  “Greece’s Got Talent”  dhe asokohe ishte vetëm 14 vjeçe. Sipas faqes zyrtare te Eurovizionit, kënga ka të bëjë me dashurinë, kur pasioni pas dikujt është aq keq sa El Diablo.

Sot do të digjem në një festë, është parajsë në ferr me ty…ia dhashë zemrën time El Diablos sepse ai më thotë që jam engjëlli i tij”, janë disa nga vargjet e saj. Sinodi i shenjtë i Kishës Ortodokse të Qipros nxorri një deklaratë të fortë ku shprehte pakënaqësinë e thellë dhe frustrimin ndaj qëndrimit të koorporatës qipriote të transmetimit, CyBC e cila përzgjodhi pikërisht këngën në fjalë. Për Sinodin kjo këngë promovon adhurimin e djallit e lavdëron nënshtrimin fatal të njerëzve ndaj fuqisë së tij.

Artikulli i mëparshëmGati për çdo skenar/ Rama kërkon të “çimentojë” udhëheqjen e PS-së nga ana e tij dhe pas 25 Prillit. Ja emrat që do të përbëjnë grupin e ardhshëm parlamentar socialist  
Artikulli i radhësBE fillon testimin e vaksinës ruse Sputnik V/ Hungaria dhe Sllovakia e kanë miratuar prej ditësh