Tjetër largim nga radhët e PS-së/ Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete

0

Deputetja e PDIU-s, Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS ka dhënë dorëheqjen. Burime nga PS kanë konfirmuar për Top Channel se Lala ka dhënë dorëheqjen paraditen e të premtes në selinë rozë .

Motivet për dorëheqjen e Reme Lalës mbeten ende të paqarta. PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit. Akoma nuk dihet nëse ajo do ti rikthehet kandidimit në Dibër nën siglën e PDIU që e bëri deputete në zgjedhjet e 2017.

Lala është emri i katërt që ka shpallur largimin nga Partia Socialiste, pas Sadi Vorpsit, Vasilika Hysit dhe Besnik Baraj.

Artikulli i mëparshëmEuropa League/ Granada e pëson për ‘hilet’: Uefa i jep të drejtë Gattusos
Artikulli i radhësOBSH refuzon planet e BE-së për librezat e vaksinimit kundër Covid-19