Kryeministri Edi Rama është prezent ditën e sotme në ceremoninë e përkujtim të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias, në Këshillin Rajonal të Pulias, krah ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio dhe Kryetarit të Këshillit, Michele Emiliano.
Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Rama tha se Itali ishte dikur ëndërr për shqiptarët.
“Në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe sepse ne vinim nga tepër lart dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, të jashtëzakonshme, por ajo që i bën të pabesueshëm, është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën nëpër ato anije dhe janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe gati 50 mijë që kanë një ndërmarrje të vogël dhe mijëra studentë nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne, Italia ishte një ëndërr, unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë, që më thoshte shqipja e të parëve tu. Italishjtja e të kaltërtve tanë. Italia ishte ekrani i vogël i Rait, n atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Tiranë se ishin zhurmues, ne ishim shumë të lumtur kur shkonim te gjyshja me pushime, jo vetëm për detin, por edhe për të parë Rai, ne iknim nga plazhi që të shihnim lajmet në TV, ishte njësoj si të shihnim si kinema, nuk di se çfarë kuptonim, e më pas ndodhi kjo situatë ballafaqimi me realitetin e Italisë dhe sigurisht nuk ishte ajo që ne kishim parë në ekran, aq më pak edhe në ekranin e MediaSet, se ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra, në atë kohë ne vuanim idenë që na shihnin si të dyshimtë”, tha Rama.
Kryetari i Këshillit të Puljas, Michele Emiliano i dhuroi kryeministrit Edi Rama çmimin ‘Rrënja e Pulias’.