Mjeku i njohur shqiptar publikon skandalin e ri me testet e shpejta të Covid-19 në Shqipëri

0

Mjeku Erion Dasho ka zbuluar një tjetër skandal që lidhet me testet e shpejta të Covid-19. Dasho shprehet se testet e shpejta të Covid-it që janë duke u përdor këtë muaj janë të prodhuara në Kinë.

Sipas mjekut Dasho personat e infektuar që kryejnë këtë test rezultojnë negative dhe kjo mund të jetë arsyeja kryesore se përe numri i personave të infektuar ka rënë ditët e fundit.

“HABERET E BORATIT: BORATI BLE TESTE KINEZE

Pas një muaji mungesë më në fund testet e shpejta të COVID-it erdhën. Vetëm se ka një problem “të vogël”. Në vend të testeve Roche dhe Abbott që përdoreshin deri në shkurt, testet e marsit janë markë “Made in China”.

Dallimi është i dukshëm dhe me efekt të menjëhershëm!

Nëse me testet cilësore që ishin në përdorim deri muajin që kaloi shkalla e pozitivitetit ishte rreth 60-70% (pasi testohen pacientë të dyshuar për COVID) me testet kineze pozitiviteti nuk e kalon 10-15%. Pacientë qartazi të prekur nga COVID, me këto teste figurojnë “të shëndetshëm”!

Kjo mund të jetë edhe arsyeja kryesore se përse numri i personave që testojnë pozitivë ditët e fundit ka rënë. Për momentin “ulet” numri i rasteve, pas dy javësh “ulet” edhe numri i vdekjeve dhe megafonët e prishur dhe puthadorët e Boratit mund të dalin në media për të konfirmuar “fitoren” mbi virusin.

Poshtë shënim: qytetarët të mos merakosen për fitimet e firmës që i kanë sjellë këto teste. Ndonëse çmimi i tregut i testeve kineze është 50 cent deri 1 dollar, këto teste u faturohen qendrave shëndetësore me 1 mijë lekë të rinj për test. Norma e fitimit rreth 1 mijë deri 2 mijë për qind!”, shkruan Erion Dasho.

Artikulli i mëparshëmSfidat e vaksinimit për COVID-19 në Shqipëri
Artikulli i radhësMjeku i njohur tregon si të dallojmë shenjat e Covid dhe kur duhet të shqetësohemi: Kjo është simptoma të cilës duhet ti trembemi më shumë!