Policia ka arrestuar një 37-vjeçar të identifikuar si Endrit Lila, pasi dyshohet se është përgjegjës për aksidentin e djeshëm me tre viktima në Rrogozhinë.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i 37-vjeçarit, ndërkohë që ai do të përballet me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e 2 ose më shumë personave.
Njoftimi i plotë I policië:
Policia ka arrestuar shtetasin E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K. Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Kujtojmë se si pasojë e aksidentit të djeshëm mbetën të vdekur punonjësi i policisë së burgjeve, Tonin Mëhilli, 54-vjeç, Merushe koni 60-vjeç, bashkëshorti i saj B. Koni dhe mbeti e plagosur rëndë një shtetase e mitur e moshës 10-vjeç.