Investitori moldav Alexandr Jucov, themelues dhe CEO i World Lab Technologies Corporation, doli në media me një njoftim për shtyp duke shprehur interes për aksionet e klubit të Milanit. Sipërmarrësi 51-vjeçar u mbështet në firmat ligjore Raimondo-Frate-Marriotts të cilat morën mandatin për të menaxhuar aktivitetin në Itali në lidhje me blerjen e mundshme të AC Milan.
Fondi amerikan Elliott nuk u prenoncua zyrtarisht, por nga burime pranë klubit po mendojnë mbi ofertën e pretenduar të investitorit moldav. Për më tepër, Elliott është i angazhuar në një proces rigjenerimi gradual të klubit kuqezi dhe nuk ka ndërmend të largohet nga skena për një periudhë afatshkurtër.
Në të vërtetë, qëllimi i fortë mbetet ndërtimi i stadiumit. World Lab Technologies Corporation është një fond me një kapacitet ekonomik shumë të rëndësishëm që merret me investime në energji të rinovueshme, infrastrukturë, teknologji dhe sport. Ky fond po tenton të blejë edhe platformën Tik Tok për 50 miliardë euro.