Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, ka zbuluar të gjitha arsyet se pse ka vendosur që të jetë e 36, pra e fundit në listën e kandidatëve për deputetë në kryeqytet.
Shehaj tha se ajo kërkonte që të provonte forcat, dhe nuk do një mandat për hatër, që të jetë pjesë e Kuvendit. Duke qenë se listat janë gjysmë të hapura, qytetarët kanë mundësi që të votojnë për emrin e kandidatit që është në listë, dhe në këtë mënyrë tha Shehaj, ajo vetë do të testohet nëse socialistët e duan apo jo që të jetë pjesë e Kuvendit.
“Unë nuk kam qenë kurrë një njeri që pëlqeja komoditetin, do të ishte e pandershme nga ana ime që të kisha emrin në një vend të sigurt në listë. Ne morëm lista të hapura, dhe shqiptarët kanë mundësinë sot që të vendosin për emrin e deputetit, kjo është një provë personale për mua, nuk mund të kisha unë një vend të sigurt, pa u provuar nëse njerëzit më mbështesnin” ka shpjeguar ajo për Fax Nevs. Por në fakt kjo është vetëm një pjesë e vërtetës. Për zgjedhjen e numrit 36 ka pasur një garë të madhe në LSI sepse nga kandidatënt ai konsiderohet si një numër i privilegjuar sepse mbahet mend më lehtë nga zgjedhësit. Prandaj për kalimin nga PS në LSI Brisi mund të quhet se është shpërblyer sadopak.