“Në Milano kam shumë përgjegjësi dhe ndjehem një lider. Ky ekip është i vetmi ku jam emocionuar. Dua të jap shumë dhe të mësoj shumë për të qenë një model. Kur më shikojnë ata presin diçka nga unë. Doja të isha pjesë e ndeshjes në Verona, sepse ndihem shumë i përfshirë dhe më mungon shumë skuadra”. Kështu ka thënë Zlatan Ibrahimovic, në një lidhje direkte me ‘Che tempo che fa’ në Raitre, pas fitores së kuqezinjve në Verona, ndeshje që suedezi e pa nga stoli.
“Gjatë Festivalit flisja me shokët e ekipit, me trajnerin. Kur kaloj një ditë pa ta, është si një ditë pa fëmijët e mi”, shpjegoi më pas Ibra. “Nëse unë do të qëndroj në Milano? Të shohim, kjo varet nga Paolo (Maldini) Nëse ai dëshiron, jemi në rregull”.
“Nëse kampionati është ende i hapur? Ka akoma shumë ndeshje, gjithçka mund të ndodhë. Interi ka vetëm një ndeshje në javë dhe ka më shumë kohë për t’u përgatitur dhe rikuperuar. Detyra ime është të fitoj trofe dhe kam ardhur në Milano për të fituar”, tha përsëri sulmuesi suedez.
Mbrëmjet në Sanremo, sulmuesi i përcaktoi si “një përvojë e shkëlqyer, e gjitha e bukur”. “Por unë nuk doja që asgjë të mos planifikohej, nuk doja t’i dija pyetjet paraprakisht – shpjegoi ai -, fraza të caktuara më vijnë spontanisht dhe nxjerrin Zlatanin e vërtetë”.
E paharrueshme edhe aventura me motor për të arritur Festivalin në kohën e duhur: “Mund të bëhet një film për atë ditë. Askush nuk më besoi dhe për këtë arsye bëra video të vogla. Nuk fola shumë me motorçiklistin. Kur mbërriti atje “e vetmja gjë që ai më kërkoi ishte një foto, por unë isha me nxitim. Unë i thashë që të presë, por ai u kthye në shtëpi. Sidoqoftë, ai ishte me të vërtetë shumë i mirë”.