Fiset e egra të Amazonës ‘shfarosen’ nga varianti mutant i Covid-19 në Brazil

0

Fiset e izoluara e të pakontaktuara të Amazonës përballet me zhdukje të mundshme nga infektimi me variantin e ri brazilian të koronavirusit, teksa aktivistët e të drejtave akuzojnë qeverinë se po zbaton ‘genocid’ ndaj popullsive idigjene.

Ata thonë se punonjësit e industrisë së drurit, të minierave apo ndërtues që zaptopjnë tokat e grupeve primitive, po përhapin koronavirusin te popullsitë që nuk kanë imunitet ndaj sëmundjeve, teksa sipas raportimeve virusi ka vrarë se fundmi dhjetë fëmijë në një prej fshatrave.

Sarah Shenker, nga organizata e bamirësisë Survival International, tha: “Janë disa lloje pushtuesish prezentë, të cilët po sjellin koronavirusin te opullsitë indigjene, është çështje për jetë a vdekje”.

Grupi brazilian i mbrojtjes së popullsive indigjene të Amazonës (APIB), thotë se masa e vdekjeve mes tyre është 58 përqind më e lartë se popullata normale, ndërsa masa e infektimeve është 68 përqind më e lartë.

Një prej fiseve, Juma, është zhdukur thuajse i gjithi nga virusi i cili vrau burrin e fundit indigjen, duke lënë si të mbijetuar vetëm tre bijat e tij, nga fisi që më parë arrinte deri në 15,000 anetare.

Avokatja Eloy Terena tha këta banorë tashmë kërcënohen nga varianti më vurulent që është shfaqur në  Brazil.

“Ne po jetojmë një moment serioz në historinë e vendit tonë. Qeveria aktuale braziliane nuk ka anjë plan për popullsitë indigjene. Secila prej tyre ka gjuhën dhe kulturat e veccanta. Shumë nga territoret e tyre po pushtohet nga industria e drurit, minierat dhe bizneset bujqësore, me inkurajimin e presidentit President Bolsonaro, i cili duket se i ka shpalur luftë popullsive indigjene të Brazilit.”

Vitin e kaluar një koalicion global artistësh, personash të famshëm dhe intelektualësh i bënë një letër të hapur presidentit Bolsonaro duke dënuar politikat e tij në dëm të fiseve të Amazonës.

Tashmë disa grupe indigjene në Brazil po vaksinohen pas fushatës së presionit ndaj qeverisë.

Varianti i me mutacionin P1 mutation u zbulua fillimisht në qytetin Manaus, dhe është kthyer në variantin dominant në Brazil, me shifra të larta vdekjeje e infektimesh.

Brazili ka numrin e dytë më të madh në botë të vdekjeve dhe të tretin sa i përket infektimeve me 259,402 jetë të humbura nga 10.7milionë pacientë. (Sun)

Artikulli i mëparshëmApeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Luan Dacin: Ky është puç, do bëjë rekurs
Artikulli i radhësMilano/ Gruaja vret vajzën dhe telefonon burrin: Vajza jonë nuk është më!