Të gjithëve na ka ndodhur të flasim në ‘WhatsApp’ me dikë që e kemi pëlqyer, por në shumë raste na ka ndodhur dhe që t’i shkruajmë dhe mos të marrim përgjigje në çast. Mendja çfarë s’mendon në ato momente dhe mundohesh të kontrollosh telefonin vazhdimisht se mos ndoshta ju ka kthyer. Por kur nuk vjen asnjë përgjigje mendja jonë kalon në panik duke menduar shumë gjëra në vetëm pak sekonda.
Ja cilat janë disa nga këto mendime që vajzat kanë në kokë:
Çfarë i duket vetja këtij? Ja tregoj unë! Skam për t’i kthyer kur të më shkruaj përsëri!
Tani do t’i shkruaj që mos të më flasë më fare!
Ndoshta s’e ka parë. Po jo si nuk e ka parë! Ai s’e ndan një sekondë nga dora telefonin.
Mos ndoshta shkruajta ndonjë gjë të gabuar?
Ua po ky ka qenë online para 5 minutash në Facebook!
Do i shkruaj se dua të di çfarë justifikimi do nxjerrë, jo për gjë po shigjetat blu ja bëjnë MUU!
Nuk ka shance që unë t’i shkruaj më!