Lewis Hamilton, pavarësisht gjashtë titujve kampion botëror në Formula 1, çdo sezon shpik një stil të ri drejtimi, në kërkimin e vazhdueshëm të zgjidhjeve që i lejojnë të përmirësohet. Piloti anglez i Mercedes ka treguar sekretin e tij, se si çdo vit bën ndryshime efikase, ndonjëherë edhe brenda të njëjtit sezon.
“Mund të përmirësohesh gjithnjë – ka thënë Hamilton -. Vitin e kaluar nuk i fituam të gjitha garat. Në disa raste ngecëm e janë të shumtë elementët që të cojnë tek fitorja. Ka gjithnjë zona në të cilat mund të përmirësohesh. Si pilot, mund të përmirësoj komunikimin me skuadrën time, mekanikët e djemtë e fabrikës. Por edhe si të ofroj përfaqësime më të mira”.
Në fakt përmirësimi i përket edhe teknikës së drejtimit: “E bëj cdo vit e edhe gjatë sezonit, sepse teknika po evoluohet. Këtë vit, për shembull, kemi të njëjtat gola të vitit të kaluar, por vitin e kaluar rezultuan një problem, kështu që ka ende teknika të buta që duhet të adaptoj, edhe me një makinë ndryshe. Kjo është pjesë e lojës, të jesh në gjendje të adaptohesh, kemi këtë makinë të re që askush nuk di akoma si da administrojë, por shpresoj të jetë fantastike”.