Striptistja shqiptare Kemi ngelë pa punë, s’jemi mësuar me rrogë 200-300 mijë lek. Të hapen lokalet me protokolle higjiene

0

Për emisionin “Shqipëria Live” ka dhënë intervistë një vajzë e cila prej më shumë se një viti është e papunë për shkak se lokali ku punonte është mbyllur. Ajo shprehet se është vështirë të gjej një punë tjetër, pasi edhe rroga është e vogël

“Sapo rastet e para u shfaqen në Shqipëri, policia erdhi e tha se duhej të mbyllet. Puna mbetet një motiv i përditshëm. Përderisa njerëzit nuk po na pranojnë në punë, është vështirë të gjesh një punë. Është puna e tillë që nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë. Kemi mjaftueshëm rrogë”, tha Xhesi.

E pyetur nëse mund të hapen këto lokale duke respektuar masat e Covid-19, ajo tha po.  “Patjetër që ka mënyra për të hapur lokalet, me protokolle higjiene.  Na konsiderojnë dele të zezë, kemi kushte për të respektuar rregullat. Lokalet e tjera janë të hapura, supermarketet e mbushura plot. Lokali jonë është shumë i madh dhe nuk është fare problem që të hapet”, shtoi ajo.

Xhesi tregoi se familja e di për punën e saj dhe vijoi duke thënë se shoqëria shqiptare e paragjykon këtë punë.

“Në Shqipëri është punë që paragjykohet. Edhe unë para se të shkoja mendoja se është punë e keqe, mendoja se bëhej seks, por nuk ndodh ashtu. Vetëm shoqërime në tavolinë dhe muhabete. Ka njerëz që të kërkojnë seks, por jemi bërë eksperte dhe e dimë se si ta menaxhojmë situatën. Familja ime e di se punoj aty”, përfundoi ajo.

Artikulli i mëparshëmPasnesër mbërrijnë dozat e para nga AstraZeneca/ Manastirliu zbulon si do të vaksinohen mësuesit
Artikulli i radhësJaponia nis shfrytëzimin e “bishës” Fugaku kundër Covid-19