Ilirjan Celibashi: Vetëm një parti ka dorëzuar listë të saktë në KQZ, ja kur e kanë afatin e fundit PD dhe PS për korrigjim

0
Ilirjan Celibashi: Vetëm një parti ka dorëzuar listë të

Kreu i KQZ, Ilirja Celibashi thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ketë një periudhë 5-diore për shqyrtimin e dokumentacionit të listave të partive për zgjedhjet e 25 prillit.

“I kemi kthyer të gjitha listat e partive për plotësim dokumentacioni në përjashtim të Lëvizjes Socialiste për Integrim që rezulton që të paktën në pikëpamjet formale e ka sjell dokumentacionin në rregull”, u shpreh kreu i KQZ-së.

Në këto dokumente bën pjesë dhe formulari dekriminalizimit, CV dhe disa deklarime dhe dokumentacione të tjera që sipas KQZ duhet t’i bashkëngjiten dokumenteve të kandidimit.

“Për të gjitha subjektet e tjera, KQZ do të presë plotësim dhe korrigjim deri të hënën e ardhshme në orën24:00 dhe ky është afati i fundit që nuk mund të tejkalohet”, deklaroi Celibashi.

Artikulli i mëparshëmEmrat/ Qëlloi me armë drejt një makine në Shijak, kapet autori, shpallet në kërkim kushëriri i tij
Artikulli i radhësKaos me trafikun në Tiranë/ Punimet në Unazën e Re, ARRSH devijon qarkullimin e mjeteve