Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se deri më datë 22 mars 2021, në Maqedoninë e Veriut do të ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 deri në 05:00.
Jashtë këtij orari do të lejohet të lëvizin vetëm:
- Shtetasit që përdorin aeroportin, duke e justifikuar këtë me biletën e udhëtimit;
- Udhëtarët që shfrytëzojnë transportin ndërkombëtar të udhëtimit, gjithnjë kundrejt biletës;
- Transportuesit e mallrave, kundrejt urdhër transportit;
- Kamionët e mallrave apo automjetet tranzit, me kushtin që ta lënë territorin e RMV brenda 3 orësh nga pika kufitare hyrëse deri në atë dalëse.
MEPJ kujton qytetarët se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë në PKK tokësore, pa pasur nevojë për PCR Test dhe pa detyrim izolimi.