Barcelona jashtë, PSG në çerekfinale

0

Mbrëmë Porto e Dortmund, ndërsa sot ishte radha e Liverpool e Paris Saint Germain të kualifikohen në cerekfinalet e Champions League, pa e vënë në diskutim situatën, të fortë edhe në rezultatet e ndeshjeve të para. PSG eleminon Barcelonën, duke barazuar 1-1 në Parc des Princes, edhe pse një penallti e humbur nga Lionel Messi në fundin e pjesës së parë, mund të ndryshonte krejt rrjedhën e historisë. Në Puskas Arena, Liverpool tregon fytyrën e kundërt të Premier League, duke shënuar dy gola të tjerë ndaj Leipzig.

PSG – BARCELONA 1-1
Pas fitores në ndeshjen e parë 1-4, parisianëve u mjaftoi barazimi 1-1 në shtëpi për të kaluar raundin: Mbappé zhbllokoi ndeshjen me një penallti (31 ‘), përpara se Messit (37’) të vihej në sedër, duke nxjerrë nga repertori një gol spektakolar, që riktheu barazimin. Argjentinasi ka një shans të madh për të përmbysur gjithcka në fund të pjesës së parë, por Navas i pret penalltinë, duke i shuar shpresat katalanasve. Barça dominoi deri në minutën e 90-të, por nuk arriti më të kalonte mbrojtjen franceze dhe i dha lamtumirë turneut. Duhej një mrekulli, që këtë herë nuk arriti. Pikërisht katër vjet pas asaj 6-1 kundër parizienëve që i kualifikoi në çerekfinale në frymën e fundit, Messi dhe shokët e tij të skuadrës nuk janë në gjendje të përsërisin arritjen dhe përshëndesin Champions League në raundin e 1/8, siç nuk kishte ndodhi prej 14 vjetësh (hera e fundit në 2007, kundër Liverpool). Skuadra e Koeman dominon dukshëm, duke nxjerrë në fushë krenarinë, edhe pasi shkuan në disavantazh të një goli. Messi ndriçoi mbrëmjen me një perlë të vetën, por më pas tradhtoi blaugranat nga pika e bardhë e penalltisë, kur kishte shansin të rigjallërojë ambiciet e Koeman. Një PSG me shumë mungesa dhe sigurisht jo i shkëlqyer, por që arriti të përballojë impaktin e ofensivës katalanase, falë së gjithash një Keylor Navas në mbrëmjen e duhur, duke i dhënë vetes kalimin e raundit, ndërsa shpreson që të jetë në gjendje të rikuperojë ndonjë lojtar të rëndësishëm në ndeshjet e ardhshme.

Artikulli i mëparshëmKim lëshon në mbrëmje një tjetër mesazh për listat e deputetëve
Artikulli i radhësStudimi: Personat asimptomatikë vuajnë nga këto pasoja post-COVID, 6 muaj pas infektimit