Një ngjarje e rëndë ka raportuar Policia në Himarë, ku ka mbetur i vdekur një 55-vjeçar.
Burimet bëjnë me dije se ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Nivicë në Himarë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç.
Dyshohet se 55-vjeçari gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.