Autoritetet kufitare gjermane kanë arrestuar një shqiptar 29-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.
Sipas gazetës Sueddeutsche Zeitung, shqiptari ishte i përfshirë në trafik droge në sasi të mëdha.
Gazeta thekson se ai rrezikon ekstradimin në Shqipëri ku e pret një dënim prej deri 15 vite burg.
Shqiptari u arrestua gjatë një kontrolli në një autobus me targa polake. Autobusi po vinte nga Austria.
Kur krahasuan identitetin e shqiptarit, ata zbuluan se ai ishte në kërkim për trafik droge.
Ai akuzohet si një nga organizatorët kryesorë të trafikut në sasi të mëdha. Droga trafikohej nga Shqipëria drejt vendeve të tjera.
Disa anëtarë të bandës janë arrestuar, shkruan gazeta, por 29-vjeçari si drejtues ia kishte dalë të arratisej nga Shqipëria.
Shqiptari u arrestua me urdhër gjykate. Ai ndodhet në Mynih në qelitë e paraburgimit në pritje të ekstradimit.