Barcelona ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit David Alaba.
Lojtari austriak ka bërë me dije pak kohë më parë se nuk do të qëndrojë më në Mynih dhe shumë skuadra të mëdha në Europë kërkuan shërbimet e tij.
Reali i Madridit ishte pranë lojtarit, por duket se fitorja e Joan Laportës si president ka ndryshuar planet dhe ai pritet të transferohet në Katalonjë.
Mediat bëjnë me dije se ka një akord paraprak mes palëve. Menaxheri i lojtarit, Pini Zahavi, ka qenë në Barcelonë për të folur me drejtuesit dhe ka komunikuar se me Realin e Madridit nuk ka një marrëveshje. Kjo do të thotë se vazhdojnë bisedimet me Barcelonën.