Eksportet Saudite të naftës mbeten të larta megjithë angazhimin e tyre për një ulje shtesë të prodhimit. Bursa për datën 11 Mars 2021

0

Eksportet e naftës së papërpunuar Saudite ranë vetëm pak gjatë muajit shkurt, në kontrast të plotë me shkurtimet e guximshme vullnetare të prodhimit që Mbretëria u vetofru  të ndërmerrte, sipas të dhënave të PetroLogistics dhe Kpler të cituara nga Reuters.

Arabia Saudite tronditi tregjet e naftës kur vullnetarisht ofroi të ulë prodhimin me një milion fuçi shtesë në ditë, përveç kuotës që tashmë ishte angazhuar të shkurtonte si pjesë e grupimit OPEC +.

Sauditët u zotuan të vazhdojnë shkurtimet e tyre shtesë edhe gjatë muajit prill.

Por të dhënat tregojnë se angazhimi ambicioz i Arabisë Saudite për të shkurtuar një milion fuçi shtesë në ditë nuk është pasqyruar ende në eksportet e naftës. Sipas PetroLogistics, eksportet gjatë shkurtit të Arabisë Saudite ka të ngjarë të jenë vetëm 300,000 bpd më të ulta në krahasim me çfarë duhet të ishin.

Vlerësimet e Kpler janë edhe më zhgënjyese. Të dhënat e tyre tregojnë se eksportet e naftës Saudite ranë me 194,000 bpd, ndërsa inventarët vendas u zvogëluan me  vetëm 119,000 bpd. Sipas Kpler, megjithatë, eksportet e Arabisë Saudite drejt fundit të Shkurtit ishin  dukshëm më të ulëta se në fillim të muajit.

Ministri Saudit i Energjisë, Princi Abdulaziz bin Salman Al-Saud u pyet pas takimit të fundit të OPEC + javën e kaluar nëse ai dëshironte të komentonte mbi raportimet se vendi i tij nuk kishte përmbushur shkurtimet vullnetare siç kishte premtuar. Ministri i Energjisë refuzoi të përgjigjej pasi sipas tij shkurtimi me 1 milion fuci në ditë, ishte vullnetar dhe jo pjesë e ndonjë angazhimi të OPEC +, sipas Reuters, por duke shtuar gjithsesi se “ne Sauditët jemi njerëz të besueshëm”.

Ndërsa tregjet nuk po e shohin plotësisht uljen Saudite të prodhimit, e sigurtë është se po shijojnë pasojat e angazhimit Saudit, jo vetëm për të shkurtuar një milion fuçi shtesë në ditë, por edhe për ta vazhduar këtë gjë gjatë Prillit.

Çmimi i një fuçi Brent është rritur me 8 dollarë që nga shkurti dhe tani po tregtohet me më shumë se 68 dollarë për fuçi.

Bursa për datën 11 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA649.75+ 23.50
DIESEL541.25+ 15.00

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmPolicia e Shtetit reagon pas vizitës së Bashës në Kavajë: Respektoni masat antiCovid, ndryshe do të penalizojmë shkelësit
Artikulli i radhësKur ishim të vegjël Ramën e rrihnim në lagje/ Sot po merr hak! Deklarata e papritur nga moderatori…