Ish- deputeti i PD, Luçiano Boçi ka hedhur kritika ndaj deklaratës së Ilir Beqajt për të shkurtuar pagat në sektorin publik, përfshi mësuesit.
Boçi thotë se kjo është vepër e Ramës që përdor Beqajn pasi me pensionistët nuk ia doli dhe tani po provon t’u marrë mësuesve gjysëm ne pagës.
Sipas Boçit mësuesit janë keqtrajtuar nga Rama i cili i refuzoi rrogën e 13-të në fund të vitit dhe tani kërkon t’ua marrë edhe gjysmën e pagës por arsimtarët nuk duhet të lejojnë të drejtohen më nga ky kryeministër.
STATUSI I LUÇIANO BOÇIT
RAMA DHE “SHABANI” I TIJ QË SHARRON ME SHARRË
Pasi nuk ia doli me pensionistët, Rama po e provon me mësuesit.
Për këtë si gjithmonë po përdor Beqajn.
Beqaj ka deklaruar se pagat duhen të shkurtohen për të gjithë sektorin publik, përfshi mësuesit.
Sepse kështu shpëton Rama nga rrëzimi dhe ai me ca të tjerë.
Beqaj simboli ulëritës i korrrupsionit të Ramës, ishte ministri që i dha koncesionin korruptiv disa miliardësh të check-up, kompanisë kryesore që fut cigaren në Shqipëri.
Beqaj, i cili dorëzoi miliarada të tjera për sterilizimin tek një ndërtues me një të punësuar marangoz, tani me urdhër të shefit, ka rrëmbyer çekiçin e muratorit dhe sharrën e marangozit dhe kërkon t’i bjerë në kokë mësuesve e të sharrojë krahas pensionistëve, pagat e tyre.
Ky “Shaban” i Ramës, pasi sharroi me sharrë shëndetësinë, tani kërkon të sharrojë arsimtarët.
Këtë ky lojtar anësor, rezervë i përjetshëm që i shërben qendrës, nuk e shpiku nga vetja jo.
Pas gjithë kësaj qëndron njeriu i falimetuar politikisht, Rama.
Pasi ka falimentuar ekonominë, shëndetësinë, arsimin, ky mik i krimit dhe armik i dijes, kërkon të marrë me vete të gjithë shqiptarët në humnerën për ku është nisur.
Jo vetëm që i keqtrajtoi mësuesit për shtatë vite, i përçmoi, i denigroi, i mori erzin, por tani kërkon t’i marrë dhe frymën!
Jo vetëm nuk i pagoi denjësisht, i refuzoi shpërblimin e rrogën e trembëdhjetë, por tani kërkon t’i rrembejë dhe gjysmën e pagës.
Për të nginjur pushtetin e tij!
Për të nginjur oligarkët, të cilëve ua jep lekët një më një!
Ky Ramë me sharruesit e sharësit e tij kërkon të dhunojë mësuesit, të heshturit e munduar të mësimit online katrahurë, që nxjerrin sytë para kompjuterit të lodhur, që shkatërrojnë nervat me mungesën e internetit e që në kokë kanë çekiçin e largimit nga puna e tani sharrën e Ramës për pagat “e majme”, të cilat atyre jua jepka partia e Beqajt, pronare e deklaruar e vendit.
“Më parë na çonin në shkollë për të mbushur letrat, tani na mbyllin në shtëpi për të bërë video”- do të revoltohej një mësuese në një reagim të saj, për dramën e mësuesit sot.
Dhe s’mjafton kjo dramë.
Rama nëpërmjet Beqajt e Besës, kërkon t’jua bëj ferr profesionin e jetë mësuesve, siç jua ka bërë të gjithë shqiptarëve.
Por s’mjafton vetëm ky reagim.
Mësuesit dhe shqiptarët nuk duhet të vazhdojnë të pranojnë të drejtohen nga kalbësirat dhe sharruesit e fateve të tyre.