Më shumë binjakë kanë lindur tani se kurrë më parë, kryesisht për shkak të rritjes së përdorimit të fekondimit in vitro dhe teknikave të tjera të riprodhimit të asistuar. Është ky konkluzioni i zbuluar në studimin e parë global për binjakëzimin njerëzor.
Rreth 1.6 milionë binjakë lindin çdo vit në të gjithë botën, por këtë vit niveli i tyre është rritur me një të tretën që nga viti 1980.
Ky vit mund të konsiderohet edhe “piku i binjakëve”, u shprehën shkencëtarët pas hulumtimit, veçanërisht në rajone me të ardhura të larta si Evropa dhe Amerika e Veriut,
Ekipi studiues i Monden, gjetjet e të cilit u botuan të premten (12 mars) në revistën Human Reproduction, analizoi të dhënat mbi normat e binjakëzimit për 165 vende midis 2010 dhe 2015 dhe për 112 vende për periudhën 1980 deri 1985.
Ata gjetën një rritje prej 71% të normave të binjakëzimit në Amerikën e Veriut, si dhe rritje të konsiderueshme në shumë vende evropiane dhe në Azi. Për Azinë në përgjithësi, kishte një rritje prej 32%, thanë ata, dhe vetëm në shtatë vende kishte rënie prej më shumë se 10% gjatë periudhës së studimit.
Studiuesit vunë në dukje se normat e binjakëve monozigotikë ose identikë të lindur nga e njëjta vezë nuk ndryshuan shumë. Kjo nënkupton që shumica dërrmuese e rritjes së normave të binjakëzimit ishte për shkak të numrit të lartë të binjakëve dizigotikë ose jo-identikë – binjakë të lindur nga vezë të veçanta.