Shemsi Prençi paralajmëron ‘tërmet’ brenda PS-së: Rama largohet! Ja kush do e marrë drejtimin…

0
Shemsi Prençi paralajmëron ‘tërmet’ brenda

Presidenti Ilir Meta është përplasur dhunshëm me policinë bashkiakë në zyrat e FRD, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg.

Shemsi Prençi, kandidat i LSI-së për Durrësin, e ka quajtur të paligjshme ndërhyrjen e policisë në zyrat e FRD-së ditën e sotme.

Sipas Prençit, ndërhyrja e sotme e policisë nuk i shërben Ramës, por kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili synon të marrë drejtimin e PS-së, sipas Prençit.

Prençi shprehet se ngjarja e sotme dhe incidenti me Dritan Lelin do t’i kushtojë shumë PS-së.

“Kjo ngjarja e sotme është turp. Starton një veprim që përbën grusht shteti. Kjo tregon që kryetarët e bashkisë janë kundër Ramës. Përveç Dritan Lelit ka dhe të tjerë kundër. Zoti Veliaj ka kërcënuar kryeministrin Rama. Nuk ka pasur asgjë me FRD-në. Veprimet e Erion Velisë zhysin në humbje të thellë Edi Ramën. Populli shqiptar nuk duhet të rrijë më në shtëpi por të bashkohet me FRD. Dhunimi i shtëpisë edhe me kanun është shumë e rëndë. Dhunimi i shtëpisë së një parite kur ka filluar fushatën është shkelje e të drejtave. Veprimet e Erion Velisë janë kundër Edi Rama. Veliaj po shpalos çarjen e madhe që ka me Ramën. Gjithmonë jemi mësuar të shohim zbukurim të marrëdhënieve mes tyre. Kjo bëhet që të humbë pikë Edi Rama dhe nesër të marrë drejtimin e PS-së. Bashkisë nuk i duhet zyrat e FRD-së, por i duhet për të marrë PS-në. Në pikëpamjen policore, unë jam person që ka, të drejtën morale, qytetare dhe juridike, për të ftuar Veliajn, policinë që të mos bëhen vegla të politikës qorre. Denoncimet e fundit të incineratorëve dhe tenderave të rrugës kanë karikuar keqas njerëzit në pushtet për të vazhduar të mbajnë pushtetit,” u shpreh ai për Fax News.

Artikulli i mëparshëmJa kush është personi që terrorizoi Divjakën! Qëlloi me armë zjarri policinë, neutralizohet nga RENEA (EMRI+DETAJET)
Artikulli i radhësDyshohet se ka fjetur i dehur në makinën e ndezur/ Zbardhet vdekja e muzikantit në Dropull