“Zemra blu e Evropës”
Aktori Leonardo DiCaprio ka publikuar në “Instagram” dokumentarin “Vjosa Forever”, i cili bën thirrje për bashkim në luftën për të ardhmen e lumit. Aktori i famshëm bën thirrje për firmosjen e peticionit, me qëllim shmangien e ndonjë katastrofe mjedisore që mund të ndodhë. Në Instagram DiCaprio i bën një përshkrim të mrekullueshëm Lumit Vjosa.
“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1.100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara. Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNoë, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Klikoni në bio për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin,” ka shkruar DiCaprio.
Fushata e nisur prej vitesh nga ambientalistë shqiptarë dhe të huaj për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e shumë personaliteteve të njohura në botë. Mes tyre është dhe aktori me famë ndërkombëtare, Leonardo DiCaprio i cili jo pak here ka reaguar për këtë fenomen.