Partia Demokratike ka reaguar pas incidentit që pati sot kryeministri Rama me një gazetarë që nuk kishte vendosur maskën. Rama i kërkoi gazetares të largohet dhe të shkojë të marrë maskën, të cilën ajo i tha se e kishte harruar në makinë.
Përmes ish-deputetes, Albana Vokshi PD e quan këtë një kat të dhunshëm nga ana e kryeministrit që do të marrë fund në 25 prill.
REAGIMI NGA ALBANA VOKSHI:
Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.
Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë
Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.