Mjekja shqiptare në SHBA: Pezullojeni për dy javë injektimin në popullatë të vaksinës së AstraZeneca

0

Mjekja Rubina Muzina, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Teksas, SHBA ka folur për vaksinën AstraZeneca dhe për efektet që ajo shkakton. E ftuar në emisionin “Kjo javë”, mjekja nënvizoi se Agjencia Europiane e Barnave ka nisur një investigim lidhur me këtë vaksinë, për të parë efektet në organizëm. Për këtë arsye Muzina ka kërkuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që të paktën për dy javë, aq sa zgjat dhe hetimi i agjencisë, të pezullojë injektimin në popullatë.

Muzina u ndal dhe tek variantet e reja të virusit, sidomos te ai britanik, që është prezent dhe në vendin tonë. Mjekja theksoi se variantet mund të kenë qenë më herët në vend dhe kjo shihet sipas saj tek infektimet e shtuara të të rinjve dhe rritja e infeksioneve në përgjithësi.

Artikulli i mëparshëmMinistria e Shëndetësisë nxjerr shifrat e Covid-19/ 698 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit
Artikulli i radhësTeuta zhgënjen në “Niko Dovana”/ Kastrioti i merr një pikë