Bayern Munchen ka vijuar serinë e fitoreve.
Bavarezët kanë mposhtur 3-1 Werder Bremen e Milot Rashicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në bundesliga.
Leon Goretzka i dha avantazhin skuadrës në min (22’), i ndjekur nga Segre Gnabry min (35’). Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Bayernit 2-0 ndaj Werder Bremen.
Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket golave, Robert Lewandowski shënoi në min (67’), ky ishte goli 32-të në Bundesliga këtë sezon. Për vendasit, realizoi Fullkrug realizoi në min (86’).
Pas kësaj fitore, Bayern pozicionohet në vendin e parë me 58 pikë të grumbulluara, 5 më shumë se ndjekësit e RB Leipzig.