Kryeministri Edi Rama shtyu dje me arrogancë e ton fyes gazetaren e Fax News, Edona Haklaj, pasi nuk kishte maskë, duke e larguar kështu nga detyra, misioni për të raportuar.
Nën argumentin se duhen respektuar protokollet e vendosura në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Argument që fatkeqësisht bie poshtë dhe shkelet me këmbë, si të ish këmbanë, se ky kryeministër nuk do t’ia dijë për jetën e qytetarëve, por për obezitetin e inateve të tij, pamundësinë për të kontrolluar mediat.
Krah njëri-tjetrit në Elbasan, me rastin e Ditës së Verës, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, foli jo pak pa maskë.
Ndërsa gazetarja Haklaj kishte shall rreth fytyrës, Kushi nuk kishte asgjë të tillë.
Ministrja rrezikoi kështu nga virusi shpesh vdekjeprurës jo vetëm reporterët, por vetë kryeministrin.
Sepse Kushit i mjafton supi i Ramës, siguria se një socialist nuk do shtyhej kurrë prej tij, në asnjë moment, me arrogancë e ton fyes.
Gjithmonë për mosrespektim të masave mbrojtëse.