Tabaku takime në Tiranë/ Qytetarët s’kanë parë asnjë rimbursim për COVID

0
Tabaku në mëhallën e Dibranëve ne Tiranë, ku s'ka rimbursim për COVID dhe as ujë të pijshëm

Rimbursimi i ilaçeve për përballimin e COVID-it nga pensionistet mungon, ujin e pijshëm e marrin nga autobotët dhe për të tërhequr dokumenta në zyrat e qeverisë, është një hall me vete. Këto ishin shqetësimet që kandidatja për deputete e PD, Jorida Tabaku dëgjoi nga banorët e mëhalles së Dibranëve ne Tiranë.

Pensionistët dëshmuan me zë e figurë se sa e pamundur ishte për të marrë rimbursimin e medikamenteve të pandemisë, duke vërtetuar që skema e që nuk u ngrit për të ndihmuar qtetarët por për propagandë.

Banorët dëshmuan po ashtu se edhe pse në mes të Tiranës, në vitin 2021, bashkia e drejtuar për 6 vjet nga Erion Veliaj, nuk u siguron dot as ujin e pijshëm.

Zonja Tabaku i ftoi ata të mbështesin Partinë Demokratike dhe programin e saj duke i garantuar se ndryshimi është e vetmja mënyrë për t’i mundur hallet e tyre dhe ata që ua kanë shkaktuar ato. “Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë zgjidhje të problemeve për qytetarët e zakonshëm”, tha  zonja Tabaku. 

Blerja e votës është një tjetër fenomen që banorët vënë në dukje se është  i pranishëm dhe Tabaku tha se është e provuar se votat janë blerë nga Partia Socialiste për te deformuar vullnetin e qytetarëve, me qëllim për të vjedhur pushtetin.

-Nga Partia Demokratike jemi ne!

-Shume mirë, j’u shkoftë mbarë!

-Me mbështetjen tuaj do na shkojë dhe më mbarë!

-Kështu që kemi qenë gjithnjë për pastërti, për ndershmëri.

-Dhe këtë ta ofron Partia Demokratike. Se sot tek Partia Socialiste ke kriminelë dhe korrupsion.

– Nuk është nevoja të ma thuash.

-Faleminderit! Gjithë të mirat!

-Me shëndet si je? Virusin e ke kaluar?

-Po po.

-Ja pra qenke shumë mirë!

-Falë kalamajve e kaluam. 

-Po sigurisht, këtë po na thonë gjithë pensionistët.

-Të kishim Edi e kalonim më bukur.

-Rëndësi ka që e kaluat mirë!

-Se na i dha dhe gjithë ilaçet falas.

-More ndonjë rimbursim?

-Po po asnjë gjë. Do na i japi.

-Po ai ka për te ikur se s’ka për të dhënë gjë.

-Le të iki pra!

-Ne thjesht kaluam t’u përshëndesnim.

-Faleminderit, faleminderit!

-Dhe shpresoj që të kemi mbështetjen tuaj.

-Si jeni?

-Mirë si ja kaloni juve?

-Punoni këtu?

-Punon çuni. Mirë keni qenë u lodhët?

-Jo s’kemi filluar akoma.

-Hajt ishalla me të mira.

-Me mbështetjen tuaj

-Patjetër!

-Faleminderit!

-Si jeni? Si kaluat? Mirë?

Na falni, unë jam Jorida Tabaku dhe jam deputete për këtë zonën, thjesht për t’u prezantuar dhe për të kërkuar mbështetje per 25 prillin.

-Patjetër!

-Si e keni emrin?

-Tomorr Hoxhaj, është demokrat i flaktë.

-Faleminderit!

-Ne na tërhoqi në fakt edhe dera shumë e veçantë edhe ky njoftimi këtu dhe prandaj i rashë edhe derës.

-Mos u bëni merak!

-Përgëzime dhe për oborrin me të vërtet shume të këndshëm. Vet kujdesesh?

-Vet.

-Shumë mirë, ju lumshin duart! Sa veta jeni këtu?

-Dy

-Të jeni me jetë dhe me shëndet se në këtë periudhë është shumë e vështirë.

-Faleminderit dhe suksese juve!

-Të falënderoj shumë! Gjithë të mirat dhe mirupafshim.

-Une jam Jorida Tabaku. Do jem deputete e Partisë Demokratike për këtë zonën. E di pse të pyeta? Se më tha një zotëri tek fillimi i rrugicës ,që nuk kemi ujë të pijshëm në shtëpi.

-Kemi votuar gjithmonë për Dritanin, atë kemi patur tek shkolla jonë. Këta kanë bërë një lëvizje nga lagjja 2 e ka çuar tek lagjja 3. Kur të marr tek lagjja 3 nuk më shërbejnë.

Sillni fotokopje fëmijët e tu që unë i kam jashtë. Tani mua më ndihmon Kushtetuta burrë dhe grua, apo duan dhe fëmijët të vijnë këtu?

-Tani këtë kanë komplikuar edhe për një letër këtu, duhet të ngrihet gjithë shteti ne këmbë të marrësh një letër. Do vijmë ne ,do zgjidhim ujin në rradhë të parë edhe këto gjërat e thjeshta që ti si pensionist ta kesh më të lehtë.

-Ndonjë lekë të thatë ka?

-Nuk fitohen zgjedhjet me lekë të thata.

-Po si fitohen?

-Fitohen duke ndryshuar.

-Si ndryshohen?

-Duke ndryshuar që t’i fitosh vetë lekët ti. Duke të dhënë mundësi ty ti fitosh vetë lekët. Lekë të thata nuk japim ne,  jep pala tjetër. 

-As ndihmë ekonomike asgjë.

-Shteti duhet o të japë punë, o të japë ndihmë ekonomike, o të japë mundemësi të punosh

-Po pra 

-Këtë ka në dorë shteti.

-Shko për ndihmë ekonomike tek njësia 3.

-S’i plotëson kushtet.

-Dhe të thonë ke televizor, ke lavatriçe. Po këto i ka blerë prindi s’i kam blerë unë. Me ça i bleva unë? Me ça do t’i blej.

-Shtet katil.

-Jo jo ma shpjego me ca do ti blej unë ato?

-Unë kam takuar njerëz që ia kanë falur.

-Ato i blenë prindërit dhe vdiqën.

-Edhe të kanë ngelur ty?

-Po më kanë ngelur mua.

-Unë jam nga Partia Demokratike. Do jem deputete e kësaj zonës. Meqënëse ju pashë duke lozur thjesht për t’u përshëndetur!

-Shumë faleminderit edhe mbarësi paç!

-Ne duam vetëm punë të mira, kush do bëjë punë të mira do i hedhim votën.

-Na jepni mundësinë që të shikoni si bëhen punët e mira. Fatkeqësisht në 8 vite, Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Ka shkuar mbrapa në shumë drejtime, por ka mbetur në vend numëro. Kemi nevojë për mbështetjen tënde që ta ndryshojmë dhe të bëjmë punë të mira!

Artikulli i mëparshëmKryeministrin e presin në Elbasan me thirrje masive “Rama ik”!
Artikulli i radhësDetaje të reja për të riun me covid që u hodh nga spitali i Elbasanit