Detaje të reja për të riun me covid që u hodh nga spitali i Elbasanit

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Spitalin Covid në Elbasan. Një 24-vjeçar me inicialet H.G. që po trajtohej për Covid prej disa ditësh është hedhur nga lartësia e katit të tretë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas një informacioni zyrtar nga Spitali i Elbasanit, 24-vjeçari është paraqitur në spital me babain e tij. Ata janë paraqitur në godinën e analizave ku në mënyrë të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur nga dritarja.

I ati ka treguar se djali kishte bërë një tampon në një klinikë private. Ai ka rezultuar pozitiv dhe për këtë shkak është paraqitur në spital për ekzaminime te mëtejshme. Babai ka treguar se djali ishte rënduar shumë psikologjikisht pas përgjigjes se tamponit.

Artikulli i mëparshëmTabaku takime në Tiranë/ Qytetarët s’kanë parë asnjë rimbursim për COVID
Artikulli i radhësRrëfimi i 24-vjeçarit/ Si u organizua ekzekutimi i Behar Sofisë në mes të Tiranës