Pas dy tërmeteve të fuqishme në dhjetor të vitit të kaluar, pranë kryeqytetit të Kroacisë kanë nisur të shfaqen disa gropa rrethore. BBC shkruan se gropat janë shfaqur në fshatin e Mecencani, 40 kilometra larg kryeqytetit të Kroacisë.
Shfaqja e tyre nuk është diçka e pazakontë, duke qenë se rajoni është goditur nga një tërmet 6.4 ballë në dhjetor. Gjithsesi, rezidentët dhe gjeologët kanë analizuar frekuencën e gropave që janë shfaqur dhe kanë dalë në konklzuonin se ato janë krijuar për shkak të natyrës së paqendrueshme të terrenit dhe efektit qe ka pasur goditja e tërmetit.