Dhuna e djeshme në Elbasan/ Meta: Bandat dolën për të mbrojtur tenderat e qeverisë

0

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, reagoi në lidhje me përplasjet e djeshme mes simpatizantëve PD-PS.

Kreu i Shtetit tha se ata ishin banditë me rekorde kriminale që dolën dhe u përplasën dje në Elbasan për të mbrojtur tenderat e qeverisë. Meta theksoi se përgjegjësia është e Bashkisë, Policisë, dhe e askujt tjetër.

Është në dorën e atij që ka në dorë, bashkinë dhe policinë. Nuk është faji i askujt për përplasjen e aktiviteteve, veçse i bashkisë dhe policisë për të mbrojtur vendin. Duan të terrorizojnë qytetarët me kriminelët”– tha Meta.

Ai theksoi se s’do të heshtë në asnjë moment, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Ata janë një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale”-tha Meta. Presidenti me tone të ashpra, i bëri thirrje popullit për të mbrojtur lirinë.

Artikulli i mëparshëmU vetëhodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë në spital 39-vjeçarja nga Gjirokastra
Artikulli i radhësMoviola/ Bakayoko pengon Hernandez në zonë: Arbitri nuk akordon penallti edhe pse e pa në monitor