Moviola/ Bakayoko pengon Hernandez në zonë: Arbitri nuk akordon penallti edhe pse e pa në monitor

0

Milan-Napoli nuk ka përfunduar pa polemika. E në qendër të tyre është episodi i minutës së 85, kur kuqezinjve i mungon një 11 metërsh në kontaktin mes Bakayoko e Theo Hernandez. Ai që ka plasur polemikat ka qenë fakti se arbitri ka shkuar në monitor për ta parë dhe më pas ka vazhduar lojën, edhe pse duket qartë goditja në pulpë e napoletanit ndaj mbrojtësit kuqezi.

Arbitri Pasqua lejoi lojën në fushë, ndërsa kolegët në VAR i këshilluan të analizonte imazhet. E vështirë të llogaritet forca e prekjes, megjithatë kushtet për të akorduar një penallti duket se janë, por pavarësisht “këshillës” së asistentëve, Pasqua vendosi të mos akordojë penallti.

Artikulli i mëparshëmDhuna e djeshme në Elbasan/ Meta: Bandat dolën për të mbrojtur tenderat e qeverisë
Artikulli i radhësBasha në Vorë: Procesin e rindërtimit do ta përshpejtojë qeverisja e PD-së