COVID-19 ka prekur edhe aktorin e njohur shqiptar Luan Jahja. Si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, vajza e tij Hana ka dalë me thirrjen e fortë që njerëz vullnetarë t’i sigurojnë plazmën e gjakut.
“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin (Luan Jaha), andaj personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv të më lajmërohen
Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.
Ju falenderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën.
Ps. Për detaje ju lutem na shkruani në inbox ose në 049175395″ shkruan Hana në thirrjen e saj.