Një skandal ka shpërthyer në Ukrainë pasi u zbulua se një blogere tetë vjeçar me miliona ndjekës po shoqërohet me një djalë 13 vjeçar, me bekimin e plotë të nënës së saj, e cila kontrollon të gjitha llogaritë e saj në rrjetet sociale.
8 vjeçarja Milana Makhanets ka pothuajse shtatë milion ndjekës në aplikacionin singaporean për ndarjen e videove Likee, një analog me TikTok i njohur më së shumti për fëmijët rus dhe ukrainas.
Milana gjithashtu punon si modele, pasi shpesh është pjesmarrëse në shfaqjet e modës për fëmijë.
Në një postim të fshirë tashmë, tetë vejçarja zbuloi se ajo ishte në një marrëdhënie me Pasha Pai, një bloger 13 vjeçar që jeton në Moskë.
‘Pasha dhe unë tani jemi çift’’ shkroi ajo krahas fotos së publikuar.
Sidoqoftë pavarësisht se vetëm kohët e fundit zbuluan marrëdhënien e tyre, mesa duket ata kishin kohë që ishin të lidhur, pasi në Instagram ata kanë publikuar foto duke u puthur madje dhe duke fjetur me një shtrat.
Sapo historia e tyre u vendos në qëndër të shumë mediave, shumica e fotove dhe videove provokuese u fshinë.
Sipas përshkrimit, profili i Milanës drejtohet nga nëna e saj, Darya, dhe ajo ka marrë barrën e reagimit.
Duke shkruar në Instagram, Darya shpjegoi se nuk e shihte si problem, duke theksuar se “kjo është jeta e tyre dhe ata do ta kuptojnë vetë.”
Në rrjete sociale nëna e tetë vjeçares ka marrë shumë kritika, madje disa nga përdorues të rrjeteve sociale kanë bërë thirrje që ti merret vajza e saj dhe të ndiqet penalisht.
‘Nëna e Milës Darya ka probleme me kokën e saj”, shkruajti Weber.
“Problemi i modeleve të fëmijëve që marrin pjesë në konkurset e bukurisë ka qenë gjithmonë një tumor kanceroz në industrinë e falsifikimit të famshëm. Në ditët e sotme, fëmijë blogerë janë shtuar krahas tyre,” shkroi ajo, duke theksuar se mund të përfundonte në ” kushte serioze psikologjike “.
Gazetari dhe ish-politikani ukrainas Igor Mosiychuk gjithashtu komentoi mbi skandalin, duke theksuar se ai “kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë Kombëtare”.
“I gjithë ky promovim në rrjetet sociale të Mila dhe Pashait është shumë, shumë afër pornografisë së fëmijëve dhe është një terren shumëzimi, i cili, si mjalti, tërheq dhe stimulon pedofilët të veprojnë,” shkroi ai në faqen e tij në Facebook.