Pasi e hoqën nga lista e kandidatëve për deputetë, Partia Demokratike ka emëruar në një post tjetër ekspertin Gazement Koduzi. Mësohet se ai është emëruar Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë në PD. Disa ditë më parë KQZ iu dha mundësi partive politike që të korrigjonin listat.