Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Vlorës. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një e moshuar 85 vjeçe, e cila jetonte e vetme në fshatin Nartë. Grabitësit kanë hyrë forcërisht në banesën e të moshuarës, ndërsa dyshohet se e kanë dhunuar, por fatmirësisht sipas policisë 85-vjeçarja nuk ka pësuar dëmtime.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 17.03.2021, rreth orës 12:51, në fshatin Nartë, Vlorë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur në banesën e shtetases V. P., 85 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime. Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.