Disa orë më parë u raportua se kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Melaim Damzi, është dërguar me helikopter në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, për shkak të gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.
Pas lajmit, ka reaguar vetë Damzi, ku tregon se ka shkuar në QSUT për disa ekzaminime të hollësishme, por tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
“Mirmbrema te gjitheve, duke ju referuar lajmit te bere publik ju bej me dije , se diten e sotme kam kaluar disa probleme shendetesore , ku me eshte dashur per te bere disa ekzaminime me te hollesishme prane QSUT Tirane. Ne keto momente gjendja ime shendetesore paraqitet e stabilizuar. Duke falenderuar nga zemra”, shprehet Melaim Damzi.