Dalin detajet e para nga atentati në Durrës/ Një makinë i preu rrugën dhe më pas e qëlluan

0

Mond Çekiçi anëtar i bandës së Durrësit, është vrarë më armë zjarri mbrapa drejtorisë Arsimore në Durrës brenda makinës së tij. Ngjarja e rende ndodhi mengjesin e sotem rreth ores 08:40. Mësohet se ekzekutorët e tij kanë qenë të veshur me veshje ushtarake. Mesohet se Edmondi udhetonte me shofer teksa nje makine tjeter i ka prere rrugen. Ne kete moment del shoferi i tij nga makina per te pyetur se cfare ka. Nderkohe nje prej autoreve nga makina tjeter e ka qelluar shenjestren Edmond Cekici. Pas kesaj ata jane larguar me automjetin tip “Benz” me targa te vjedhura. Makina mesohet se eshte gjetur me vone e djegur ne Katund, Sukth.

Njoftimi policise

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Artikulli i mëparshëmTronditet Durrësi/ Ekzekutor me veshje ushtarake qëllojnë për vdekje ish anëtari i bandës së Lul Berishës
Artikulli i radhësKessie: Eliminimi nga Europa League? E paguam shtrenjtë…