EMRI/ Kush është autori i dyshuar i plagosjes së vëllezërve në Shkodër

0
EMRI/ Kush është autori i dyshuar i plagosjes së vëllezërve në Shkodër

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Bardhaj, ku u qëlluan me armë zjarri shtetasit Hoten dhe Marjan Doçi. Sipas policisë autori i dyshuar i plagosjes është shtetas Besmir Përkoka.

Vëllezërit Doçi u plagosën në një pritë ndërsa ishin duke udhëtuar me një automjet tip ‘Audi’ ngjyrë gri, pa targa.

Dyshimet e para kanë të bëjnë me lidhjen e tyre farefisnore me Gentian Doçit, një nga autorët e rrëmbimit të Jan Prengës, janarin e vitit 2020 në Kamëz.

Artikulli i mëparshëm‘U ekzekutua në rrugën ku u vra miku i tij 2 muaj më parë’/ Vrasësit e Mond Çekiçit dyshohet se janë…
Artikulli i radhësKush është autori që terrorizoi sot me armë periferinë e Tiranës