Një shqiptar i moshës 29-vjeç është arrestuar nga policia në Torino të Italisë pasi ka rrahur të dashurën e tij.
Sipas mediave italiane, i riu i kishte kërkuar asaj telefonin për ta kontrolluar, por kur kjo e fundit ka refuzuar ai e ka qëlluar me shkelma dhe grushte.
Vajza arriti të largohej duke u strehuar në shtëpinë e shoqes së saj. Por 29-vjeçari nuk hoqi dorë nga ndjekja duke e pritur atë jashtë derës së shtëpisë derisa të dilte.
Ajo njoftoi policinë dhe priti derisa të mbërrinin uniformat blu për të shkuar në spital. Policia bëri një kontroll në banesën e 29-vjeçarit shqiptar ku gjet 250 gram marijuanë në garazh dhe disa doza në dhomën e ndenjes.