Tre punonjës të bluzave të bardha mësohet se janë infektuar me Covid, pasi ishin vaksinuar me dozën e parë të vaksinës Phizer.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Elbasan
Bluzat e bardha që janë infektuar janë një mjeke endokrinologe, një mjek imazhier dhe një infermiere, të gjithë pjesë e spitalit të Elbasanit.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion se sa ditë kishin kaluar nga injektimi i dozës së parë.