Qeveria e Malit te Zi ndryshon kufirin e komunës me shumicë shqiptare të Tuzit. Kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj ka reaguar duke thënë se ky është një veprim antiShqiptar.
“Do ti kundershtojme me gjithe force” ka thënë ai.
” Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq pas zgjedhjeve në krye të qeverisë së Malit te Zi, për hapat e parë që kanë ndermarrë ishte ndryshimi i kufirit administrativ i Komunës së Tuzit.
Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone (Komuna e Tuzit) ne gjeoportal.
Kanë ndryshuar teritorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në teritorin e kryeqytetit Podgorica
Kështu nuk ka punuar as PDS edhe pse kjo ishte e vetmja pikë kontestuese me ta.
Do ta kenë Malesine para qeverisë , se u kam dhënë një afat, tani urgjentisht duhet ta ktheni linjën administrative të Komunës sonë ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi.
Një veprim i ketillë antishqiptar nuk do ta durojmë më , sepse nuk është vetëm kjo, por qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit.
Ftoj për herë të fundit bashkësinë ndërkobëtare e cila është e pranishme në Mal të Zi te reagojë … Qytetarët e Malesisë do të kenë pergjigjje të ashpëra ndaj ketij provokimi te ri.” ka shkrua ai në rrjetet sociale.