Soreca: Jemi pranë Shqipërisë, bashkë më të fortë. Ambasadori dorëzon ndihmat e BE-së për vendin tonë

0
Mnastirliu

Pasi Bashkimi Europian dërgoi ndihma për vendin tonë për t’u përballur me pandeminë e koronavirusit, ambasadori Luigi Soreca deklaroi se së bashku do të jemi edhe më të fortë përballë këtij armiku të padukshëm.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Soreca tha se javët në vijim BE do të sjellë kite të tjera testimi në Shqipëri.

“Ne po shohim që në këtë fazë do ketë një relaksim të masave. Këto mjete mbrojtëse do të hynë në punë. Faktet flasin vetë. Në qëndrojmë pranë Shqipërisë, jemi më afër se kurrë. Së bashku jemi më të fortë. Ndaj kjo është edhe tema që kemi zgjedhur për javën e Europës, që nis sot.”, tha diplomati.

Teksa u ndal tek masat e marra nga qeveria shqiptare për t’u përballur me koronavirusin, ambasadori i BE-së tha se fakti që sot po ndryshon situata, tregon se ato kanë qenë të duhura.

“Më lejoni së pari të them, pasi jemi në fazë që qeveria të relaksojë disa nga masat, duhet të themi se disa prej tyre janë marrë që në krye të herës. Me sa shikojmë, parametrat epidemiologjik po ecin në mënyrë të duhur dhe qeveria ka vendosur që të lehtësojë disa nga masat. Ato masa që u ndërmorën nga qeveria, nuk do të kishin qenë të mundura nëse nuk do të ishin qytetarët ata që do të do ti zbatonin ato. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdojmë që të jemi të disiplinuar në të ardhmen. Ndaj duhet të bëjmë kujdes dhe në të ardhmen.”, pohoi Soreca.

Ndërkohë, ministrja Manastirliu deklaroi se ndihma e BE-së është shumë e vlefshme për Shqipërinë, aq më tepër tani që po lehtësohen masat, ku kujdesi duhet të jetë edhe më i madh.

“Ndihma e BE është e vlefshme për Shqipërinë. E ka treguar BE ndihmë përgjatë këtyre viteve. E tregoi edhe në momentet fatkeqe në vendin tonë, siç ishte dhe tërmeti i fuqishëm. Dhe BE na mbështeti konkretisht. Edhe në situatën e pandemisë, BE tregoi solidaritet. Dua të them se kemi bërë një vlerësim të nevojave, në kuadër të veprimit të strategjisë tonë. Jemi në moment ku kemi filluar për hapjen e kujdesshme dhe masave treguese. Tani është më e rëndësishme se kurrë që të ruajmë vigjilencën dhe të kemi mjete mbrojtëse për personelin mjekësor. Ndaj ky grant fuqizon akoma më shumë stafet mjekësore në këtë luftë kundër COVID-19. Kjo është dërgesa e parë nga BE. Jemi në këtë fazë. Ne do të vazhdojmë të fuqizojmë spitalet tona. Kjo është përballje në vazhdim me epideminë. Ne do të vijojmë të përballemi me to. Do ketë nevojë që sistemi shëndetësor të fuqizohet me këto pajisje.”, pohoi ministrja.

Artikulli i mëparshëmShihni si e vendos maskën mbrojtëse zv.kryeministri belg (VIDEO)
Artikulli i radhësShpërthen bombola në Shkodër, plagoset 52-vjeçari. Niset me urgjencë drejt Tiranës