Dy persona janë shoqëruar nga forcat RENEA këtë mbrëmje gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Elbasan.
Shoqërimi është bërë në një lokal në qendër të qytetit.
Ky operacion është shoqëruar me prani të lartë të efektivëve të policisë.
Ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tyre si dhe arsyeja pse janë shoqëruar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal janë gjendur armë dhe lëndë narkotike.
Ndërkohë që gjatë shoqërimit ka pasur edhe përleshje ku siç vihet re edhe në pamjet filmike duken pjatat e thyera.
Ajo që mësohet është se RENEA ndodhet në Elbasan që në orët e mesditës.