Aktori Neritan Liçaj u përplas mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘PolitikOn’ me fotografin e njohur, Feliks Bilani.
Fotografi u shpreh se populli ynë nuk formon dot shtet dhe voton vetëm banditë. Kjo solli dhe revoltimin e aktorit i cili iu drejtua duke i thënë që të mos shprehej në atë formë për popullin.
BISEDA NË STUDIO:
Bilani: Shqiptari është i papërgjegjshëm për të vendosur në krye të shtetit njerëz të përgjegjshëm. Kemi 100 vjet tentativë për shtet dhe kurrë nuk bëmë shtet. Ky është një popull legen i cili voton vetëm banditë.
Liçaj: Kadal, popullit tim mos i thuaj legen.
Bilani: Voton vetëm banditë.
Liçaj: Atëherë po e lejmë, po mbajmë vetëm banditët.
Bilani: Një popull që nuk proteston për bukën dhe punën, është i destinuar që të vdesë.
Liçaj: Kemi 30 vite që i dëgjojmë këto, nuk bëhet.
Bilani: Shoqëria civile është gjëja më e ndyrë që ka ky vend sepse shitet majtas dhe djathtas.
Liçaj: Fol me gjëra konkrete se i dimë këto.